Shkodran Mustafi drejt transferimit te gjiganti turk

21:21 | 25 Qershor 2021

Shkodran Mustafi drejt Turqisë?

Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, mund ta vazhdojë karrierën në Turqi.

Sipas raportimeve nga Turqia, Fenerbahce dhe Goztepe kanë nisur kontaktet me përfaqësuesit e Mustafit.

Në anën tjetër, edhe mbrojtësi shqiptar thuhet se preferon kalimin në elitën e futbollit turk.

29-vjeçari është lojtar i lirë, pasi nuk vazhdoi kontratën me Schalke O4, pas rënies së tyre nga Bundesliga.

Komento: