Psg favorit për transferimin e sulmuesit të Lazios

10:27 | 26 Qershor 2021

PSG udhëheq garën për transferimin e Correas.

Sulmuesi i Lazios Joaquin Correa mund të transferohet në Paris Saint-Germain.

Sipas gazetarit Alfredo Pedulla, PSG po udhëheq garën për transferimin e Correas.

Në garë për sulmuesin janë edhe shumë klube angleze si Arsenal dhe Totteham, por thuhet se gjiganti francez është favorit për të nënshkruar me të.

26-vjeçari, sezonin e kaluar zhvilloi 38 ndeshje me fanellën e Lazios në të gjitha garat, duke realizuar 11 gola dhe gjashtë asistime.

Argjentinasi, ka një klauzolë largimi nga Lazio prej 70 milionë euro.

Komento: