
Uellsi dhe Danimarka do të përballen në ndeshjen që do të luhet sot nga ora 18:00.
Kombëtarja e Uellsit dhe ajo e Danimarkës do të ballafaqohen sot nga ora 18:00, raporton lajmi.net.
Kjo ndeshje zhvillohet në stadiumin “Johan Cruijff Arena” në kuadër të fazës 1/16 të “Euro 2020”.
Uellsi në fazën e grupeve ishte pjesë e Grupit A ku grumbulloi katër pikë në vendin e dytë, Danimarka ishte në Grupin B dhe arriti të siguroj vendin e dytë me tri pikë.
Pritet një ndeshje e baraspeshuar nga këto dy Kombëtare, dhe mbetet të shihet cila prej tyre do të sigurojë një vend në çerekfinale.
Formacioni i mundshëm i Uellsit:
Ëard; Roberts, Mepham, Rodon, Davies; James, Ramsey, Allen, Morrell, Bale; Moore
Formacioni i mundshëm i Danimarkës:
Schmeichel; Christensen, Kjaer, Vestergaard; Ëass, Hojbjerg, Delaney, Maehle; Braithëaite, Damsgaard; Poulsen .