
Juventus vazhdon përpjekjet për transferimin e Locatellit.
Gjiganti italian Juventus është e interesuar për transferimin e Manuel Locatelli.
Sipas ‘Tuttosport’, drejtuesit e Juventusit po përpiqen të përfundojnë nënshkrimin e Locatellit.
Ylli i Italisë dëshiron të bashkohet me “Zonjën e Vjetër” ku mund të luajë me disa nga shokët e tij të Kombëtares ‘Azzure’.
‘Bianconerët’, janë të gatshëm të ofrojnë para plus ndonjë futbollist në marrëveshje për të siguruar shërbimet e mesfushorit.
Përveç Locatellit, Juve po synon edhe transferimin e sulmuesit të Fiorentinas Dusan Vlahovic.