
Muriqi nuk bën pjesë në planet e Sarrit, kosovari drejt rikthimit në Turqi.
Vedat Muriqi, sulmuesi i Kombëtares së Kosovës pritet të largohet nga SS Lazio gjatë afatit veror.
Muriqi duket se nuk është në planet e trajnerit të ri të Lazios, Maurizio Sarri.
Gazetari Rudy Galetti raporton se Sarri s’e do kosovarin në skuadër.
Muriqi së bashku me agjentin e tij tani janë duke kërkuar një klub të ri.
Dy skuadra tashmë kanë shprehur interesimin. Ato janë Besiktas dhe Galatasaray nga Superliga e Turqisë.
