Milani gjen zëvendësuesin e Ibrahimovicit, një ‘BOMBER’ tashmë i njohur

12:49 | 27 Qershor 2021

Zëvendësuesi i Ibrahimovicit, Milan rikthen Cutrone.

Milani është në kërkim të një zëvendësi të Zlatan Ibrahimoviqit dhe përveç Olivier Giroud, në listë është futur tashmë edhe Patrik Cutrone.

Wolves e bleu dy vite më parë për 22 milionë euro pikërisht nga “Djalli” ku sulmuesi mund të rikthehet.

Tashmë si i huazuar, 22-vjeçari do të ishte një alternativë e dobishme pasi mund të përfshihet në listën e Ligës së Kampionëve si prodhim i akademisë pa harruar edhe faktin se e njeh ambientin.

Komento: