Çekia ‘gjunjëzon’ Holandën

19:55 | 27 Qershor 2021

Çekia ka shënuar dy gola ndaj kombëtares së Holandës.

Republika e Çekisë e ka dyfishuar epërsinë kundër Holandës, në 1/8 e finales në Euro 2020, që po zhvillohet momentalisht në Budapest.

Patrick Schick shënoi për 2:0 për Çekinë në minutën e 80-të, raporton Express.

Ai e mposhti portierin holandez me një goditje nga afër, pas një asisti nga Tomas Holes.

Holanda është duke luajtur me një lojtar më pak në fushë që prej minutës së 55-të, kur Matthijs de Ligt u përjashtua direkt me karton të kuq.

Komento: