
Ibrahimovic ka bërë një kërcim spektakolar në ujë nga një jahti i lartë.
Duket se Zlatan Ibrahimovic e ka lënë mbrapa zhgënjimin nga lëndimi që ia pamundësoi pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian 2020, pasi është parë i lumtur duke e shijuar pushimin e verës në det.
Ibrahimovic u rikthye në Kombëtaren e Suedisë në prag të Euro 2020, duke u paraqitur kundër Kosovës në fitoren e suedezëve në Prishtinë në Kualifikime për Botërorin e vitit 2022 në mars dhe pritej ta përfaqësonte vendin e vet në turneun e verës.
Megjithatë, sulmuesi i Milanit e pësoi një lëndim në gju në maj dhe nuk ia doli të riaftësohet në kohë për Euro 2020. Ai ishte pensionuar nga kombëtarja më 2016.
Por derisa Suedia ka bërë mirë në Euro 2020 edhe pa të, Ibrahimovic ka ikur në pushim veror në det.
39-vjeçari e pa publikuar një video në llogarinë e vet në Instagram, të cilën e përshkroi “Ne fluturojmë”, ku shihet duke u hedhur në det nga një hajt i lartë.
