
Belgjika e rrëzon Portugalinë nga froni evropian dhe kalon në çerekfinale më fitore dramatike.
Belgjika e ka rrëzuar kampionen e tanishme evropiane, Portugalinë, nga Euro 2020, me një fitore me fund dramatik të dielën në Sevillë, duke e caktuar një çerekfinale ëndrrash me Italinë.
Thorgan Hazard e shënoi golin e vetëm dhe të triumfit për Belgjikën në Estadio de La Cartuja, për ta dërguar skuadrën e Roberto Martinezit në çerekfinale.