Lukaku për Ronaldo: Është lojtari më i mirë në botë

23:58 | 27 Qershor 2021

Lukaku ka thënë se Ronaldo është lojtari më i mirë në botë.

Sulmuesi i Belgjikës, Romelu Lukaku ka folur lidhur me Cristiano Ronaldon pas fitores ndaj Portugalisë.

Belgjika shënoi fitore minimale ndaj Portugalisë, kësisoj u kualifikua në raundin tjetër.

Pas ndeshjes, belgu foli për CR7, duke e cilësuar si lojtari më i mirë në botë.

“Cristiano Ronaldo është lojtari më i mirë në botë, pra nuk është lehtë të luash kundër tij”, tha shkurtimisht ai.

Ndërkohë, mbetet të shihet nëse kjo ishte “Euro” e fundit për CR7.

Komento: