
Milan po reflekton pasi mësoi se ata mund të nënshkruajnë James Rodriguez nga Everton për një tarifë më të ulët.
Burime të shumta kanë raportuar se Milani nuk do të përshpejtohet menjëherë për zëvendësimin e Calhanoglu, sepse nënshkrimi i një mesfushori sulmues të besueshëm për sistemin e Stefano Pioli është diçka që ata thjesht duhet ta marrin si duhet, përcjell ORAinfo.
Drejtuesit e Milanit dëshirojnë të analizojnë situatën sa më mirë që të munden.

Tuttosport raporton se agjenti i James Rodriguez – Jorge Mendes – po ja ofron kolumbianin disa
klubeve, përfshirë Milanin.
Ai arriti në Everton falas nga Real Madrid një vit më parë, dhe agjenti portugez po u thotë skuadrave se një tarifë prej 10 milionë euro do të duhej për të nënshkruar me lojtarin kolumbian.
Paolo Maldini dhe Ricky Massara po reflektojnë me kujdes mbi mundësinë e tregut, pasi Rodriguez është një lojtar që ka fituar disa trofe të mëdhenj dhe do të ishte një nënshkrim me emër të madh për rolin Nr.10. /ORAinfo/