
Pasi e kërkoi atë për një kohë të gjatë dy vera më parë, Milani është gati të kthehet në sulm për Dani Ceballos të Real Madrid: ai është një nga profilet e preferuara për post-Calhanoglu, i cili nuk rinovoi me kuqezinjtë dhe nënshkroi disa ditë më parë për i nterin.
Spanjolli është shumë i pëlqyer nga drejtuesit e Milan dhe nga trajneri Stefano Pioli.

Sipas Gazzetta dello Sport, trajneri kuqezi është “sponsori” i Ceballos, pasi vlerëson veçanërisht fleksibilitetin e tij taktik.
Në fakt, Ceballos do të luante si mesfushor krijues, ashtu edhe si fantazist dhe në nevojë mund të bënte edhe sulmuesin e dytë.
Pas dy viteve në Londër te Arsenal, mesfushori është kthyer në bazë të Real Madrid dhe sërish do të bëjë valixhet gati.