Milan ndërron mendje për Tonalin, tani vjen lajmi i madh

19:27 | 29 Qershor 2021

Lajme të rëndësishme vijnë sot sa i përket blerjes së Sandro Tonalit nga Milani.

Mesfushori së shpejti do të jetë zyrtarisht dhe në mënyrë efektive një lojtar i ri kuqerzi, pasi erdhi nga Brescia sezonin e kaluar në formulën e huazimit të madh (10 mln euro) me të drejtë blerje për 15 mln euro dhe 10 mln të tjera bonus.

Në javët e fundit të dy klubet janë takuar për të rishikuar kushtet e marrëveshjes dhe Milani ka arritur të marrë shifra më të favorshme: marrëveshja përfundimtare duhet të vijë me 10 milion euro në total, Olzer te Brescia dhe huazimin dy-vjeçar të Lorenzo Colombo në klubin e Massimo Cellino.

Sulmuesi i ri kuqezi, pasi kaloi gjashtë muajt e fundit në Serie B te Cremonese, është gati për një përvojë të re huazimi për të vazhduar rritjen.

Pikërisht sulmuesi ka vendosur që të mos jetë shitje përfundimtare dhe ka bindur drejtuesit për t’i dhënë besim, ndaj do të jetë vetëm huazim për dy sezone.

Komento: