Juventus më në fund godet në cak, po e tranferon yllin e Real Madrid

12:36 | 30 Qershor 2021

Juventus do tranferojë yllin e Real Madrid për 40 milionë euro.

Me ardhjen e Massimiliano Allegrit në stolin e Juventusit shumë skenarë të rinj pritet të ndodhin këtë verë.

Alvaro Morata ka konfirmuar qëndrimin e tij tek Zonja e Vjetër mirëpo akoma në dyshim është dyshja Ronaldo-Dybala, raporton Diario Gol.

Pikërisht nga Real Madrid pritet të vijë një tjetër emër i madh në Torino.

Florentino Perez po punon për transferimin e Kylian Mbappe këtë verë nga skuada e Paris Saint Germain dhe në këtë mënyrë do të minimizohen hapësirat për Eden Hazard.

Presidenti i Los Blancos i ka bërë të qartë Biankonerëve se është i gatshëm për shiten e tij për një ofertë me vlerë 40 milionë euro.

Juventus nuk e ka fshehur asnjëherë interesimin për belgun dhe kjo verë duket momenti ideal për ta sjellur atë në Torino.

Komento: