Lazio nesër zyrtarizon lojtarin e njohur shqiptar

18:32 | 30 Qershor 2021

Mbrojtësi Elseid Hysaj pritet të nënshkruajë të enjten kontratë katërvjeçare me skaudrën e Lazios, ka raportuar gazetari italian Alfredo Pedulla për sajtin e afërt me skuadrën nga Roma “La Lazio Siamo Noi”.

Ai ka thënë se menaxheri i Hysajt do të takohet me drejtuesit e Lazios të enjten për ta përfunduar procedurën e marrëveshjes.

“Takimi midis Elseid Hysajt dhe Lazios nuk do të zhvillohet të mërkurën, por të enjten për të zyrtarizuar kontratën 4-vjeçare. Shqiptari do të ribashkohet me trajnerin Maurizio Sarri te Lazio”, ka thënë gazetari italian.

Kontrata e 27-vjeçarit me Napolin skadon të enjten, por ka refuzuar të nënshkruajë kontratë të re dhe do të transferohet te Lazios si lojtar i lirë.

Komento: