
Jadon Sancho mund të konsiderohet tashmë lojtar i Manchester United, gjithnjë sipas Fabrizio Romanos.
Përmes një postimi në ‘twitter’, ai ka bërë të ditur se është arritur marrëveshja mes Manchester United dhe Borussia Dortmund për 21-vjeçarin.
“Djajtë e Kuq” do të paguajnë 90 milionë euro për shërbimet e sulmuesit anglez, i cili ka arritur marrëveshje personale gjithashtu me klubin, do të nënshkruajë kontratë deri më 2026.

Sipas Romanos, zyrtarizimi do të ndodhë pasi Sancho t’i kryejë testet mjekësore.
Sancho ishte pjesë e Dortmundit që nga viti 2017, kur u ble nga Manchester City.
Edhe pse 21-vjeçar, ai numëron shumë ndeshje me klubin, gjerman, pasi luajti që në moshën 17-vjeçare me ekipin e parë – total 137 ndeshje dhe 50 gola.