
Për ditë me radhë në të gjitha gazetat sportive përmendet situata kontraktuale e Franck Kessie.
Milani, siç është shkruar, do të bëjë gjithçka për të siguruar udhëheqësin e tij: të gjithë jemi të vetëdijshëm për faktin se negociatat nuk janë të lehta, por problemi i rinovimeve është një situatë që bashkon të gjitha ekipet në një farë mase, veçanërisht në Itali…
Juventus, për shembull, po merret me kontratën e Paulo Dybala, e cila skadon në 2022, si ajo e Kessie dhe Marcelo Brozovic.
Pikërisht te kroati i Interit, ne do të dëshironim të përqendronim vëmendjen tonë.
Mesfushori, i cili do të mbushë 29 vjeç në 16 nëntor, ka dëshmuar të jetë një lojtar kryesor në tabelën e shahut zikaltër.

Rinovimi i kontratës, gjithashtu për shkak të situatës ekonomike që po përjetojnë zikaltërit, nuk duket aspak i thjeshtë.
Prandaj, nuk mund të përjashtohet që kontrata e tij që skadon në 30 qershor të mos rinovohet.
Brozovic është kështu i gatshëm të bëhet një mundësi merkatoje.
Barcelona, sot është një nga klubet e mëdha që po monitoron situatën, por mesfushori i lindur në 1992 mund të jetë një mundësi e shkëlqyer edhe për Milanin.
Kroatët gjithmonë kanë pasur një dobësi për ngjyrat kuqezi. Të gjitha referimet, sigurisht, për Zvonimir Boban, i cili la një gjurmë të pashlyeshme në historinë e futbollit kroat dhe Milanit.
Duke u kthyer te Brozovic, mesfushori mund të vendosë të ndryshojë skuadër por jo qytet, siç bëri Hakan Calhanoglu disa ditë më parë.
Shoku i ekipit kombëtar Ante Rebic, i cili ka gjetur dimensionin e tij ideal te Milani, mund të kthehet kështu në një negociator dhe kushedi nëse nuk ka nisur ta bëjë që nga grumbullimi dhe kampionati europian…