Punë e kryer: Sancho transferohet te Mancheter United

13:32 | 01 Korrik 2021

Sancho transferohet te Manchester United

Klubi anglez Man Utd ka arritur marrëveshje me sulmuesin e Borussia Dortmund Jadon Sancho.

Man Utd ka arritur marrëveshje me Dortmund për transferimin e Sanchos për rreth 85 milionë euro, transmeton lajmi.

Sulmuesi do të nënshkruajë kontratë pes-vjeçare me Djajtë e Kuq e vlefshme deri në vitin 2026.

Lajmin për transferimin e tij e ka konfirmuar së fundmi edhe Dortmund përmes një deklarate të lëshuar në webfaqen e tyre.

21-vjeçari, sezonin e kaluar zhvilloi 38 paraqitje me fanellën e Dortmund në të gjitha garat, duke realizuar 16 gola dhe 20 asistime.

Komento: