
Mesfushori James Rodriguez te Milani? Vazhdojnë të dalin thashetheme dhe lajme çdo ditë dhe duket sikur diçka po ndodh në këtë front.
Në fakt, vlera prej 10 mln eurosh e kartonit dhe një rrogë e barabartë me gati 6 mln euro bashkë me bonuse, e bëjnë këtë operacion të kryeshëm.
Milani vërtet nuk i dha 5.5 mln euro Calhanoglu por sepse sipas drejtuesve nuk i jusitifikonte ato para për rendimentin gjatë këtyre viteve.
Një tjetër burim tashmë e bën të kryer.
Vito De Palma, gazetar i ESPN, në profilin e tij në rrjetet sociale ka folur për një negociata tashmë të avancuar mes Milanit dhe James Rodriguez.
“Pyetje për miqtë e mi kolumbianë: çfarë mendoni për James Rodriguez te Milani? Burimet e mia më thonë se janë pranë mbylljes së akordit”.