S’ka marrëveshje Milan – Brescia, çka do të ndodh me Tonalin?

22:45 | 01 Korrik 2021

E ardhmja e Tonalit në Milan është e pasigurt. Kjo pasi Rossonerët nuk kanë ende një marrëveshje me Brescia pwr blerjen e lojtarit.

Tonali u bashkua me Rossonerët verën e kaluar me një marrëveshje fillestare huazimi, e cila kushtoi 10 milionë euro.

Ai gjithashtu përfshiu një blerje prej 15 milionë euro dhe 10 milionë euro në shpërblime, të cilat Paolo Maldini dhe Ricky Massara mendojnë se janë tepër të bazuara në shfaqjet, përcjell ORAinfo.

Kështu ata janë përpjekur të ulin çmimin dhe negociatat me Brescia kanë vazhduar për mjaft kohë.

Mediat në Itali raportojnë se ende nuk ka marrëveshje midis Milanit dhe Brescia edhe pse të dy palët duan të arrijnë një përfundim.

Ditëve të fundit ka pasur një takim mes palëve, por pa marrëveshje.

Mbetet të shihet në javët në vazhdim nëse Milan do ta blejë përfundimisht Tonalin. /ORAinfo/

Komento: