
Parashikimi i motit për sot: Më freskët dhe me vranësira
2.07 – Më freskët, me vranësira dhe intervale me diell. Nga mesdita priten zhvillime të rrebesheve me bubullima.
3.07 – Vranësira dhe intervale me diell gjatë ditës. Mundësi për riga lokale shiu.
4.07 – Pjesërisht vranët. Pasdite përreth viseve malore mundësi për rrebeshe me bubullima.
5.07 – Vranësira dhe intervale me diell. Temperaturat në ditët e ardhshme pësojnë një rënie përreth vlerave mesatare.
Temperaturat minimale luhaten nga 13C deri 15C, e maksimalet deri të shtunën zbresin në 26C, e të dielën shkurtimisht rriten deri në 29C, për të pësuar rënie ditën e hënë në 26C.
Të enjten do të fryjë erë mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi 7-15m/s, e nga e premtja ndryshon drejtimin dhe frynë nga krahu verior me shpejtësi 4-12m/s.
Shtypja atmosferike ditën e enjte zbret nën vlera mesatare, e më pas me tendencë të rritjes mbi vlera normale.