Pritje disa orësh në kufirin kroat, mërgimtarë mos ia mësyni kësaj pike kufitare

11:18 | 02 Korrik 2021

Kroacia ka filluar t’u kërkojë të gjithë pasagjerëve të ashtuquajturen “pasaportë të gjelbër” të re, pavarësisht nga vijnë. Ky vendim i tyre ka bërë që të ketë kolona të gjata me kilometra dhe pritje disa orësh në kufij.

Qytetarët nga vendet e BE me një normë të ulët infeksioni mund të hynin në Kroaci pa asnjë kusht dhe kufizim, dhe tani rregullat për hyrjen në vend janë forcuar pa njoftim.

Pika kufitare e kalimit në Hungari, ajo e Goricanit është më e ngarkuara dhe pritjet aktualisht janë më shumë se 3 orë.

Komento: