‘Bomberi’ që po shkëlqen në EURO 2020, do ta veshë fanellën e Milanit

18:08 | 02 Korrik 2021

Milan kërkon transferimin e Schick.

Klubi italian Milan ka shfaqur interesim për sulmuesin e Bayer Leverkusen Patrick Schick.

Sipas ‘Tuttomercatoweb’, Milan ka shprehur interesim për transferimin e Schick gjatë afatit kalimtar të verës.

Sulmuesi është duke shkëlqyer me Kombëtaren e Çekisë në “Euro 2020” ku ka realizuar katër gola deri më tani, dhe ka nxitur interesimin e shumë skuadrave evropiane për të.

Së fundmi në garë për të siguruar shërbimet e tij është futur edhe Milan, ndërsa çmimi i futbollistit në treg llogaritet të jetë rreth 40 milionë euro.

25-vjeçari, sezonin e kaluar zhvilloi 36 paraqitje me fanellën e Bayer Leverkusen në të gjitha garat, duke realizuar 13 gola dhe dy asistime.

Komento: