Përfundon pjesa e parë mes Zvicrës dhe Spanjës

18:47 | 02 Korrik 2021

Mbyllet pjesa e parë, Spanja në epërsi minimale ndaj Zvicrës.

Spanja po avancon 1-0 kundër Zvicrës pas pjesës së parë.

Kombëtarja e Spanjës e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi ndaj Zvicrës 1-0, shkruan lajmi.net.

Spanja kaloi herët ne epërsi në min e 8’ pasi goditja e fuqishme e Jordi Albas u devijua në gol nga mbrojtësi i Zvicrës Denis Zakaria.

Pas pësimit të golit Zvicra e morri iniciativën e ndeshjes dhe pati disa goditje në portën e Unai Simon por pa arritur të realizoj ndonjë gol.

Pritet një pjesë e dytë edhe më e zjarrtë pasi Zvicra nuk pajtohet asesi me këtë rezultat.

Komento: