
Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë sot konventën e dhjetë me radhë, ku do të zgjidhet edhe kryetari i ri i kësaj partie.
Kandidaturën për kreun e PDK-së e ka shpallur vetëm nënkryetari i deritashëm, Memli Krasniqi.
Konventa e dhjetë e Partisë Demokratike të Kosovës për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë do të fillojë nga ora 09:30.
Kjo Konventë është e ndarë në dy pjesë. Pjesa e parë do të jetë ceremoniale dhe ftohen mediat ta përcjellin këtë ngjarje.
Në Konventë do të marrin pjesë 794 delegatë.