Memli Krasniqi flet para Konventës: Kjo është përgjegjësia më e madhe që e kam marrë në jetë

09:47 | 03 Korrik 2021

Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë sot konventën e dhjetë me radhë, ku do të zgjidhet edhe kryetari i ri i kësaj partie.

Kandidaturën për kreun e PDK-së e ka shpallur vetëm nënkryetari i deritashëm, Memli Krasniqi.

Para nisjes së Konventës, para mediave, Krasniqi ka thënë se kjo është përgjegjësia e tij më e madhe që e ka marrë në jetë.

“Ndihem jashtëzakonisht mirë, është një ditë shumë e madhe për mua. Nuk e kam pritë këtë ditë, por në kontekstin në të cilin gjendemi është dashur ta marr përsipër këtë përgjegjësi.

Është përgjegjësia më e madhe që kam marrë deri më tani”, u shpreh ai për T7.

Në Konventën e PDK-së për zgjedhjen e kryetarit të ri do të marrin pjesë 794 delegatë.

Komento: