
166 raste aktive me coronavirus në Kosovë.
Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 3 raste të reja me COVID-19 nga 1 mijë e 859 testime të kryera.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë kësaj periudhe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Ndërsa, janë shëruar 9 persona.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 11.900 doza të vaksinës kundër COVID-19 duke e çuar kështu në 204.774 numrin e përgjithshëm të të vaksinuarve.
Aktualisht numri i rasteve aktive është 166.