Real Madrid dhe Manchester United po shkëmbejnë lojtarët

10:10 | 04 Korrik 2021

Real Madrid kërkon përfshirjen e Van de Beek në marrëveshjen për Varanen.

Gjiganti spanjoll Real Madrid ka shprehur interesim për mesfushorin e Man Utd Donny Van de Beek.

Sipas ‘The Sun’, Real Madrid po mendon për transferimin e Van de Beek.

Man Utd janë afër marrëveshjes me mbrojtësin Raphael Varane, por “Los Blancos” kanë kërkuar huazimin e Van de Beek për një sezon si pjesë e marrëveshjes për mbrojtësin.

Madrilenët po kërkojnë huazimin e mesfushorit plus rreth 50 milionë euro, për ta lënë të lirë të largohet mbrojtësin francez.

Varane është shumë afër transferimit në “Old Trafford”, formula e transferimit do të përcaktohet gjatë ditëve në vijim.

Komento: