ZYRTARE: Largohet nga Barcelona për të kaluar në Premierligë

11:48 | 04 Korrik 2021

Trincao huazohet te skuadra e njohur angleze.

FC Barcelona ka huazuar Francisco Trincaon te Wolvesi në Premier Ligë.

Lajmi është bërë i ditur nga klubi anglez, përmes një njoftimi në faqen zyrtare.

21-vjeçari do të jetë në huazim te Wolves për sezonin 2021/22, teksa klubi anglez ka të drejtën e blerjes së tij në të ardhmen.

Në anën tjetër, sulmuesi portugez ka kontratë të vlefshme me Barcelonën deri më 30 qershor 2025.

Francisco Trincao në tregun e transferimeve vlerësohet me 22 milionë euro.

Komento: