Asgjësohet mjeti i gjetur në “Breg të Diellit”, policia jep detaje

13:44 | 04 Korrik 2021

Një mjet i dyshimtë është gjetur sot në lagjen ‘Bregu i Diellit’ në kryeqytet.

Policia ka qëndruar në vendin e ngjarjes, ndërkaq është bërë asgjësimi i këtij mjeti.

Dyshimet e para të policisë ishin se në këtë lagje është gjetur një mjet shpërthyese, por pas këqyrjes së vendngjarjes ka rezultuar se nuk ka mjet shpërthyes.

Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Nga njësia për menaxhimin e mjeteve shpërthyese mjeti i dyshuar është asgjësuar në mënyrë të kontrolluar dhe ka rezultuar të mos jetë mjet shpërthyes”, tha Borovci.

Komento: