86 pacientë me COVID-19 po trajtohen në spitalet e Kosovës

11:47 | 05 Korrik 2021

86 pacientë të infektuar me koronavirus janë duke u trajtuar në kuadër të QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme.

33 prej tyre janë konfirmuar pozitiv me COVID-19, ndërsa dy janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Kurse 55 nga këta pacientë janë me oksigjenoterapi.

Njoftimi i plotë:

Në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 86 pacientë, sipas raportit të punës për datën 5 korrik 2021.

Nga ta, 33 janë të konfirmuar pozitivë, 2 janë në gjendje të rëndë dhe 55 janë me oksigjeno- terapi.

Në QKUK janë të shtrirë 64 pacientë:

14 të konfirmuar me COVID-19

44 me oksigjeno-terapi

2 në gjendje të rëndë

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave

Klinika Infektive, 14 pacientë, 2 në gjendje të rëndë + 18 pacientë post-covid nga Klinika e
Pulmologjisë

Klinika e Pulmologjisë, 32 pacientë

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 22 pacientë

19 të konfirmuar pozitivë

11 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme

Spitali i Prizrenit, 1 pacient

Spitali i Gjakovës, 2 pacientë

Spitali i Pejës, 2 pacientë

Spitali i Gjilanit, 16 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 1 pacient.

Komento: