Mancini i frikësohet Spanjës: Do të jetë shumë vështirë

19:21 | 06 Korrik 2021

Mancini: Do të jetë shumë vështirë ndaj Spanjës.

Selektori i Italisë, Roberto Mancini është treguar i kujdesshëm para ndeshjes ndaj Spanjës.

Italia dhe Spanja do të përballen në kuadër të gjysmëfinales së “Euro 2020” në stadiumin “Wembley”, shkruan lajmi.net.

Mancini duke folur në konferencën për shtyp para takimit ka theksuar se Spanja është shumë skuadër ndryshe nga ajo e Belgjikës dhe ky duel do të jetë i veshtirë për “Azzurrët”.

“Do të jetë shumë vështirë, edhe sepse Spanja është ndryshe nga Belgjika”, tha ai.

“Nuk do të jetë lloj i njëjt i ndeshjes krahasuar me atë të kaluarën, por do të ketë shumë vështirësi për ne jam i sigurt për këtë”, tha Mancini.

“Spanja ka qenë e jashtëzakonshme për vite të tëra, edhe pse tani ka pasur ndryshime dhe futbollistët e tyre janë më të ri në moshë, ata kanë një selektor fantastik dhe futbollistë fantastikë”, përfundoi Roberto Mancini.

Komento: