Kërkesat për vizitë i kanë paraqitur familjarët e Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit

19:39 | 06 Korrik 2021

Familjarët e Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit kanë paraqitur kërkesa për vizitë.

Gjykata Speciale, nga 15 korriku, i ka lejuar vizitat për familjarët e të paraburgosurve.

Nga Ministria e Drejtësisë kanë konfirmuar se deri më tani kanë pranuar dy kërkesa për vizita.

Genc Nimoni, shef i kabinetit të ministres Albulena Haxhiu, tha për Klankosova.tv se kërkesë për vizitë kanë bërë familjarët e Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Nimoni tha se familjarëve të të paraburgosurve do t’iu lejohet qëndrimi deri në tre ditë në Hagë dhe ata do të mbështeten financiarisht nga shteti i Kosovës.

“Deri më tani i kemi pranuar dy kërkesa për vizita familjare në Hagë. Ato i kanë parashtruar familjarët e Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Ata do të mbështeten edhe financiarisht nga shteti për qëndrim dhe ushqim. Ata kanë të drejtë që të qëndrojnë deri në tre ditë”.

Komento: