Nëse ndodh kjo, Insigne transferohet në Milan

22:08 | 06 Korrik 2021

Lorenzo Insigne ka gjasa që gjatë kësaj vere të largohet nga Napoli. E ekipi që ka interesim të madh për të është Milan.

Rossonerët ka kohë që janë të interesuar për një lojtar me tipare shumë sulmuese dhe Insigne ka një potencial të tillë.

30 vjeçari ka shprehur dëshirën për të ndërruar ambient dhe Milan me pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve mund t’ia plotësojë këtë dëshirë.

Është mediumi italian, Calciomercato ajo e cila ka dhënë lajmin për mundësinë që Insigne të transferohet në ‘San Siro’.

“Do të duhet një përpjekje e jashtëzakonshme për të parë Insigne në Milano këtë verë, përveç nëse Rossonerët vendosin një homolog që është jashtëzakonisht i mirëpritur për Spalletti”, thuhet në raporton e këtij mediumi.

Mbetet të shihet se cili do të jetë hapi i Milanit rreth transferimit të Insignes. /ORAinfo/

Komento: