Ardhja e mërgimtarëve shkakton kolona në kufi, pritje më të gjata në Merdare

23:16 | 06 Korrik 2021

Ardhja e mërgimtarëve nga vende të ndryshme të Evropës ka ndikuar që në pikat kufitare në hyrje-dalje të Kosovës të nisin kolonat dhe pritjet.

Kësisoj, pritje pak më të gjata po ka në Merdare.

Sipas të dhënave të fundit të orës 22:50 nga Qendra për Menaxhim Kufitar, pritjet në Merdare arrijnë deri në 15 minuta në hyrje, teksa janë krijuar kolona deri në 30 metra.

Pritje 15 minutëshe ka edhe në kufi me Shqipërinë, në Vërmicë, teksa kolonat edhe aty janë deri në 15 metra.

Deri në 10 minuta pritje ka ndërkaq edhe tek Dheu i Bardhë.

Më poshtë keni të dhënat e plota në formë tabelare për gjendjen në pikat kufitare:

Komento: