Deputetët e opozitës ia ndërprejnë fjalimin Haki Abazit

13:20 | 07 Korrik 2021

Haki Abazit ia ndërprejnë fjalimin deputetët e opozitës.

Deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazit, i është ndërprerë fjalimi nga deputetët e opozitës, raporton Express.

Në momentin që Abazi ia nisi fjalimin lidhur me kritikat e opozitës për deklaratat e qeveritarëve lidhur me Marrëveshjen e Washingtonit, deputetët kanë filluar të flasin përnjëherë, duke e detyruar që të ndalojë fjalimin për disa sekonda.

Në atë moment, ka ndërhyrë kryeparlamentari Glauk Konjufca, i cili i ka lutur deputetët për qetësi.

“Qetësi, ju lutem”, ka thënë Konjufca

Komento: