S’ka kuorum, dështon votimi i raportit vjetor të RTK-së

18:23 | 07 Korrik 2021

Kuvendi i Kosovës s’ ka pasur kuorum për votimin e raportit vjetor të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK) për vitin 2020.

Kjo pasi seancën e Kuvendit e lëshuan paraprakisht deputetët e PDK-së për të marrë pjesë në varrimin e Fazli Veselit, babait të ish-liderit të PDK-së, Kadri Veseli.

Në seancë ishin të pranishëm vetëm 67 deputetë.

Komento: