“Dhimbja shndërron një grua në një luftëtare”, Fifi befason me postimin e fundit

20:30 | 07 Korrik 2021

Këngëtarja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi e njohur me emrin skenik “Fifi”, së fundmi ka qenë pjesë e pandashme e mediave rozë.

Përpos që muzika e saj është art në vete, Fifi nuk u ka ikur syrit të mediave sa i përket jetës së saj personale.

Që nga koha kur Fifi i dha fund lidhjes me Xhuljanon, ajo nuk ka munguar me dedikimet tërthorazi për “XH”-në, duke shprehur dukshëm se është shumë e lënduar.

“Dhimbja shndërron një grua në një luftëtare”, shkroi ajo në një postim në Instagram, por çfarë domethënë kjo?

Kujtojmë se, Xhuljano është fejuar dhe sipas disa burimeve e fejuara e tij është në pritje të ëmbël.

Komento: