Jonida Vokshi është prej pesë edicionesh prezantuese e Big Brother VIP Kosova.
Angazhimet e saj profesionale janë të shumta, veçanërisht për shkak të udhëtimeve të shpeshta mes Kosovës dhe Shqipërisë, ku ajo zhvillon një pjesë të aktiviteteve të saj.
Së fundmi, Jonida ka ndarë një Instastory ku shihet me një gotë verë të kuqe në dorë. Përmes këtij publikimi, ajo ka treguar se kështu i përmbyll ditët dhe netët e ngarkuara, shkruan “Kosovarja”.
Prezantuesja duket se gjen pak kohë për relaks pas angazhimeve të shumta, ndërsa vazhdon punën në edicionin aktual të spektaklit.



