
Anglia ka kaluar në finale të Kampionatit Evropian për herë të parë në histori të kësaj kombëtareje. “Tre Luanët” mposhtën Danimarkën në gjysmëfinale, 2:1 pas vazhdimeve.
Koha e rregullt u mbyll baras 1:1, ndërsa në vazhdime anglezët realizuan përmes Harry Kanet për të siguruar pjesëmarrjen në finalen ku e pret Italia.
Danezët kaluan në epërsi të parët në minutën e 30-të me supergolin e Mikkel Damsgaardit nga gjuajtja e lirë.
Rezultati u barazua me autogolin e Simon Kjaerit në minutën e 39-të.
Finalja e madhe Angli – Itali do të luhet të dielën, 11 korrik.