“Bomba” e ditës: Paqueta rikthehet në Serie A

17:20 | 08 Korrik 2021

Paqueta rikthehet në Serie A, tek rivalët e Milan.

Lucas Paqueta është shumë pranë rikthimit në Serie A pas aventurës që kishte me Milanin disa vite më parë.

Por tani nuk bëhet fjalë për Rossonerët por për rivalët e tyre të përjetshëm të Juventusit.

Zonja e Vjetër ka trokitur në dyert e Lyon për sulmuesin i cili ka një vlerë prej rreth 30-35 milionë eurosh.

Juventus është e gatshme për të ofruar shërbimet e Mattia De Sciglios dhe Daniele Ruganit për të bindur francezët për ta lënë atë të lirë.

Një ofertë të tillë e ka konfirmuar edhe e përditshmja italiane Calcio Mercato.

Komento: