Tuna e Patrisi po i kalojnë bashkë pushimet? Këto pamje sqarojnë gjithçka

14:13 | 08 Korrik 2021

Këngëtarja e njohur, Altuna Sejdiu-Tuna, më 9 maj është bërë nënë për herë të dytë.

Ajo solli në jetë djalin e dytë i cili quhet Zen.

Ani pse shtatzëninë e mbajti sekrete, Tuna tash pas lindjes ka zbuluar prapaskenat e shatzënisë së saj, përcjell ORAinfo.

Patris Berisha dhe këngëtarja e famshme Altuna Sejdiu-Tuna, muaj me parë i kishin dhënë fund marteses së tyre.

Nuk janë dhënë detaje në lidhje me arsyet që quan në ndarjen e çiftit të shumë përfolur në median rozë.

Derisa ishin të ndarë, Tuna sjelli në jetë djalin e dytë, që e quajti Zen, e të cilin e publikoj edhe ish bashkëshorti i këngëtares, Patrisi.

Patrisi para pak çastesh ka publikuar një video të dy djemve të tyre nga një bazen.

Pamje nga pothuajse vendi i njëjtë të fëmijëve ka publikuar edhe Tuna, çka ngjall dyshimin se Patrisi dhe Tuna tashmë janë bashkuar. /ORAinfo/

Komento: