
Johan Laporta i kundërpërgjigjet Tebasit për Messin.
Presidenti i Barcelonës, Johan Laporta është shprehur optimist për të ardhmen e Messit.
Presidenti i La Ligas, Javier Tebas kishte deklaruar që shkaku i “Fair Play-it” financiar, Barcelona nuk do të mund ta regjistrojë Lionel Messin si lojtarin e tyre para se të nis sezoni..
Sipas Tebas, Barça duhet të shesë lojtarë që të balancojë shifrat dhe pastaj Messi të nënshkruajë kontratën e re.
Messi është ende pa kontratë, pasi kontrata e tij ka skaduar me 30 qershor. Mirëpo, i qetë është shprehur presidenti i Barcelonës, Johan Laporta.
A do të shkojë gjithçka mirë me rinovimin e Messit ishte pyetur Laporta.
“Mos u brengosni, gjithçka do shkojë mirë”, deklaroi Laporta.