Guardiola telefonon yllin e Barcelonës – e bind për të kaluar te Manchester City

18:48 | 09 Korrik 2021

Guardiola telefonon Griezmannin, i kërkon transferimin te Man City.

Trajneri i Manchester City Pep Guardiola ka shprehur interesim për sulmuesin e Barcelonës Antoine Griezmann.

Sipas ‘Foot Mercato’, Guardiola ka telefonuar Griezmannin dhe i ka kërkuar transferimin te Manchester City.

‘Citzens’ prej kohësh janë në kërkim të një top-sulmuesi dhe kanë pasur si prioritet sulmuesin e Tottenham Harry Kane, por duket se tani kanë filluar të shikojnë opsione tjera dhe ja kanë vënë syrin yllit të Barcelonës.

Guardiola është një ‘fans’ i lojës së francezit dhe e dëshiron atë në Angli nga sezoni i ardhshëm.

30-vjeçari ka kontratë me Blaugranët deri në qershor të vitit 2024, por mund të largohet për një ofertë të mirë duke marrë parasysh problemet financiare që po kalon gjiganti spanjoll.

Komento: