Sarri flet për të ardhmen e Vedat Muriqit – duket se ka përfunduar gjithçka

19:09 | 09 Korrik 2021

E ardhmja e Vedat Muriqit, flet Sarri.

Muriqi, Immobile dhe Caicedo. Lazio ka tre sulmues, a janë shumë?

Kjo është një nga pyetjet e shtruara në konferencën për shtyp për Maurizio Sarri, trajnerin e Lazios, i cili, gjatë konferencës për shtyp të prezantimit, u përgjigj si vijon:

“Nëse na lënë të luajmë me dymbëdhjetë, unë do të hedh dy në fushë (qesh).

Kur Lazio erdhi të flasë me mua, ne thamë që disa lojtarë mund të ndryshoheshin.

Ka vend për dy sulmues qendrorë në skuadër, ne do të shohim se çfarë do të ndodhë në merkato”.

Praktikisht, njëri mes Caiceco dhe Muriqi duhet të përshëndesë dhe kjo do të shihet në sajë edhe të ofertave që mund të mbërrijnë…

Komento: