Tuna dhe Patrisi bashkë në pushime

11:53 | 10 Korrik 2021

Tuna dhe Patrisi ‘kapen mat’ nga paparaci gjatë pushimeve.

Këngëtarja, Tuna ka zbuluar se prej disa ditësh ndodhet me pushime me dy vogëlushët e saj, Tianin dhe Zen. Tuna ende nuk ka postuar ndonjë fotografi, ku shihet se në këto pushime atë e ka shoqëruar edhe Patrisi.

Nga postimet e saj në rrjetin social “Instagram” është vërejtur se ajo gjendet se bashku me Patrisin dhe fëmijët duke shijuar pushimet.

Ata kanë postuar vazhdimisht fotografi dhe video nga po i njëjti vend, por ditën e djeshme Tuna publikoi një video, në të cilën shfaqej edhe Patrisi. Ajo e mbajti gjatë kamerën drejtuar nga ai dhe dallohej qartë se atë po e shoqëronte Patrisi për pushime.

Ndërkohë mbrëmë, faqja “Vipat e Blloku” ka publikuar një fotografi paparaci, ku Tuna dhe Patrisi shfaqen përkrah njëri-tjetrit. Ata të dy shihen në fotografi duke shëtitur bashkë me karrocat e djemve, teksa komunikojnë me njëri-tjetrin.
Kështu përmes kësaj fotografie mund të kuptojmë se dyshja i kanë dhënë një tjetër mundësi njëri-tjetrit, duke qenë se kanë dhe dy fëmijë në mes që i bashkojnë.

Ndërkohë, më i vogli i familjes, Zen ka festuar 2-mujorin e lindjes. Tuna ka publikuar në rrjetin social “Instagram” disa fotografi, në të cilat shihet se i ka zbukuruar Zeni’t shtratin me lule që formojnë numrin 2.

Komento: