Ylli i Anglisë mbetet jashtë finales së “Euro 2020”

12:57 | 10 Korrik 2021

Foden mbetet jashtë finales së “Euro 2020”.

Phil Foden ka pësuar lëndim dhe nuk do të jetë i gatshëm për finalen e “Euro 2020”.

Selektori anglez, Gareth Southgate duhet të mendojë sesi t’i qaset finales së “Euro 2020” pa Phil Foden, sepse futbollisti i Manchester Cityt ka pësuar lëndim, shkruan lajmi.

Në fakt, Foden sot nuk ka marrë pjesë në seancën stërvitore me shokët e skuadrës.

Sipas mediave angleze ai ka pësuar një lëndim në gju ditën e djeshme gjë që ka pamundësuar paraqitjen e tij në seancën stërvitore.

Mirëpo, ka shumë gjasa që ai të mbesë jashtë finales së “Euro 2020” që do të zhvillohet nesër.

Komento: