
Inter ka arritur të sigurojë shërbimet e super talentit shqiptar, Kevin Zefi.
Zefi që është rritur në Irland, cilësohet si Messi irlandez, transmeton Indeksonline.
Ai ka nënshkruar kontratë 3 vjeçare me Interin. Zefi është 15 vjeçar dhe fillimisht do të luaj me grupmoshat më të reja të klubit italian.
Zefi luan në pozitën e sulmuesit të majtë dhe shtatorin e vitit të kaluar ai u bë golashënuesi më i ri në histori të Ligës së Irlandës.