Tifozët i hodhën lazer portierit të Danimarkës kur Kane gjuajti penallti, UEFA merr vendimin ndaj Anglisë

17:21 | 10 Korrik 2021

UEFA nuk faluar Anglinë për episodet e ndodhura gjatë ndeshjes me Danimarkën.

Federata angleze mori një gjobë prej 26.000 £ nga UEFA, si “faturë” për incidentet që ndodhën gjatë gjysmëfinales.

Kjo masë u zyrtarizua pas hetimit disiplinor për lazerin që shkëlqeu fytyrën e portierit Kasper Schmeichel në momentin e penalltisë, e cila u kthye në gol nga Harry Kane.

Shqetësimi i futbollistëve në fushë nga tifozët me drita të tilla verbuese është e ndaluar, ndaj edhe ka mbërritur kjo gjobë e majme për “Tre Luanët”.

Schmeichel e priti goditjen e parë nga pika e bardhë, por nuk e zotëroi dot topin, që u gjuajt sërish nga Kane, aty afër, duke shënuar golin e dytë dhe të kualifikimit ndaj Danimarkës, në kohën shtesë.

Penallti shumë e diskutuar, e cila i dërgoi anglezët në finalen e së dielës, kundër Italisë.

Komento: