Kimete Berisha nuk i ndahet Donika Gërvallës, sërish e kritikon ashpër

19:44 | 10 Korrik 2021

Kimete Berisha për Donika Gërvallën: Sa herë flet gabon dhe gjithmonë flet kundër Kosovës.

Opinionistja Kimete Berisha përmes një shkrimi në llogarinë e saj në facebook, ka kritikuar ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvallën, duke thënë se kjo e fundit sa herë që flet gabon, dhe gjithmonë flet kundër Kosovës.

Berisha tha se Kosova nuk po ia mbush syrin Gërvallës. Këto deklarata erdhën pasi ministrja tha sot se nuk duhet fajësuar Evropa që Kosovës nuk po i liberalizohen vizat.

Kjo për shkak se, sipas saj, Kosova ka bërë gabime, andaj edhe nuk po liberalizohen vizat.

E Berisha tha Kosova ka plotësuar më shumë kushte se secili vend tjetër.

Tutje, Berisha pati një pyetje për Gërvallën. Ajo pyeti se “Pse insiston që para Evropës të dukesh më e zonja dhe më dikushi se Kosova?”

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të Kimete Berishës:

Sa herë flet – gabon.

Dhe gjithmonë flet kundër Kosovës, që do të thotë kundër vetvetes.

Ku hyn e ku del nëpër tema që nuk i njeh as s’ka haber çfarë glet!

Veç për jadrankat e saj nuk e kam asnjë vërejtje!

Çfarë problemi ka me Kosovën Donika Gërvalla që nuk po ia mbush syrin?

Pse ka pranuar të bëhet ministre e një shteti që nuk është në lartësinë tuaj!

Prit derisa të rritet Kosova të bëhet dikushi si ti.

Kosova ka plotësuar më shumë kushte sesa secili vend tjetër.

Këtë fakt e dinë të gjithë. Se populli nuk ka faj nëse qeveria është e korruptuar (se qeveritë BE-ja nuk i izolon).

Çka kemi faj Ne për shembull që Ti flet kundër nesh!

Ti tregona neve, PSE Evropa i pranon shqiptarët si refugjatë (çdo ditë po vazhdon të zbrazet Kosova), e jo si qytetarë të dorës së parë!

Sepse Evropa me na pranu na pranon, ama veç si shërbëtorë dhe si qytetarë ‘ilegalë’, pa viza dhe pa shtetësi të Kosovës.

Nuk është fer. Ama, s’ka dert.

Evropa duket keq që i izolon shqiptarër (se serbët nuk i izolon), e jo ne, ne nuk dukemi keq, ne dukemi të veçuar, të izoluar, të çuditshëm dhe ”me nishan’.

Neve na ka hije vuajtja.

Kemi vuajtur dhe duruar aq gjatë, sa që vuajtja dhe durimi e kanë humbur kuptimin, nuk quhen më vuajtje e durim, sepse vuajtja e durimi për neve janë shprehi, nuk i ndjejmë më.

Ndjenja ia humb kuptimin secilë fjalë.

As qytetari më indiferent nuk i kish bë gabimet që po i bën Donika Gërvalla.

Ministresha e punëve të jashtme propagandon kundër Kosovës!

Nuk është puna e saj autokritika, puna e saj është zbukurimi i Kosovës dhe i së vërtetës!

Kosovën duhet ta duash më shumë se të vërtetën.

Pse insiston që para Evropës të dukesh më e zonja dhe më dikushi se Kosova?

Nëse nuk e ke me qëllim të keq, edhe më keq!

P.S. Sa mirë e kishim kur e kishim keq.

Së paku Skender Hyseni i tregonte botës se ‘ne si popull nuk mund të bëjmë Jambo Jets, por mund të bëjmë ajvar’!

Dhe, dolën fjalët e tij!

Komento: